Kastrati: “Unë nuk di çfarë është ky presioni ndërkombëtar”, thoshte Kurti dikur

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë Kurti për shtyrjen për targa, ka thënë se ndonëse Kurti më herët thoshte se nuk di çfarë është ky presioni ndërkombëtar, sot u tërhoq nga implementimi i vendimit të tij për targa.

Kastrati në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se megjithatë, kryeministri Kurti me një vendim të tillë ka bërë mirë sepse në të kundërt do t’i shërbente interesave ruso-serbe.

POSTIMI I PLOTË:

“Unë nuk di çfarë është ky presioni ndërkombëtar”-thoshte Kurti dikur.

Sot u tërhoq nga implementimi i vendimit të tij për targa. Mirë shumë se përndryshe do ti shërbente interesave ruso-serbe.

“Nuk e kemi shtyrë afatin për targat, vetëm e kemi përshkallëzuar atë”, tha pastaj sot Kurti.

Aha, dmth po i bie që sa i përket vendimit sot paska kalu nga ngurtësimi në gjendje të lëngshme (athua çfarë lëngu more).

Kurti duke e pas idol Edi Ramën dëshiroi të faktorizohej si lider i fuqishëm rajonal. Si gjithmonë, zgjodhi metoda dhe rrugë të gabuar.

Çështjet e sigurisë rajonale që shkojnë përtej kompetencave të Republikës së Kosovës i menaxhojnë disa babloka tjerë perëndimorë.

Teatri i Kurtit në Veri ka poashtu edhe një qëllim.

Me spostu vëmendjen nga ikja masive e rinisë, me spostu vëmendjen nga fukarallëku ekstrem i cili kryesisht është rezultat i keqmenaxhimit të qeverisë së stërmbushur me ministra adoleshtent e të papjekur.

Presim tash deri në teatrin dhe transformimet e radhës nga ngurtësimi në gjendje e lëngshme.

Të ngjashme