Kastrati: Vetëvendosje synon marrjen e pushtetit në secilin institucion

Prishtinë | 01 Mar 2022 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati, ka deklaruar se Qeveria Kurti po synon  të marrë gjithë pushtetin në secilin institucion.

Madje, Krastrati ka thënë se kjo qasje nuk është demokratike dhe si “PSD vazhdojmë të mendojmë se Kurti është rreziku i këtij vendi duke e njohur ideologjinë e tij”.

Sipas Kastratit, Qeveria Kurti nuk e ndaloi shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai gjithashtu ka shprehur kritikë për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë që nuk e ka publikuar vendimin e tarifave të reja të energjisë.

Të ngjashme