Pak më parë, para se të interpretonte këngën e tij në fazën e parë të “Këngës Magjike,” këngëtari tha se i pëlqen të lëshojë rrënjë (ngaqë është veshur si pemë për të performuar këngën “Pema e jetës” dhe s’e nuk e di në dega e tij më e re, është vajzë apo djalë.
Kastro ka dy fëmijë nga dy martesa të mëparshme. Djali i madh quhet Dankan dhe është 13-vjeç, ndërsa vajza, nga martesa e dytë, quhet Nia dhe është 6 vjeçe.
Ai ka qenë i martuar me kosovaren Erlehta Hoti, nga e cila është ndarë “nëpërmes një mesazhi”, sikur ka shpjeguar kjo e fundit.
Dy vite më parë, Kastro u shpreh i bindur se do të martohet sërish. “Sigurisht që do të martohem prapë. Unë nuk jam shumë krenar për martesat e mia, por kështu më shkoi jeta. Ato të dyja janë nënat më të mrekullueshme në botë,” tha ai në “Xing me Ermalin.”
Ndërsa vjet, në “Shiko kush luan” tha, “Unë dua të lë shumë trashëgimtarë. Martesat janë… femrat janë mbartëse të farës sime.” Kjo deklaratë është një rifrazim i “Unë mendoj se gruaja është mbartëse e embrionit njerëzor,” thënë po nga Kastro, në një tjetër emision.