“Katar 2022” mund të përfshijë 48 kombëtare

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino nuk ka mohuar mundësinë se në Kupën e Botës ‘Katar 2022’ mund të përfshihen 48 përfaqësuese.

Po kaq të tilla do të marrin pjesë në botërorin e vitit 2026, por italiani shprehet se nëse ekziston mundësia një gjë do të bëhet më herët, njofton football-italia, përcjell Klan Kosova.

“Nëse është e mundshme, pse jo? Ne duhet të shohim nëse është e mundshme, jemi duke e diskutuar me miqt tanë nga Katari”, ka deklaruar Infantino.

Ndryshimi gjithashtu do të kërkonte nga Katari që të ndante pritjet me vendet e tjera të rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme