Katari ka njoftuar për programin e ri të vizave në këtë vend, i cili do të lejojë qytetarët nga 80 vende të botës të udhëtojnë pa viza drejt këtij vendi.
Ky vendim ka synim rritjen e turizmit, pas dy mujve që ky vend është duke u përballur me bojkotin e vendeve fqinje arabe.
Qytetarët nga Evropa dhe vende të tjera, përfshirë, Libinë, Zelandën e Re, Afrikën Jugore dhe SHBA-në, do të mund ta vizitojnë Katarin, pa kërkesë për vizë.
“Sistemi i ri i vizave do të bëjë Katarin, vendin më të hapur në rajon”, ka thënë shefi i Autoritetit të Turizmit në Katar, Hassan al-Ibrahim, gjatë një konference për media në Doha.
Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara, kanë shkëputur marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe lidhje të ngushta me Iranin.
Katari i mohon këto akuza.
Që nga fillimi i mosmarrëveshjes, Katari ka kërkuar ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike me vende jashtë Gjirit arab.