Katari do të dhurojë një donacion me teste për Coronavirus dhe respiratorë për Ministrinë e Shëndetësisë.
Për këtë ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë për media.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në Ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit në mes organizatës “Qatar Charity” dhe Ministrisë së Shëndetësisë për dhurimin e një donacioni me teste për Covid-19 dhe respiratorë. Në këtë ceremoni merr pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj si dhe Ambasadori i Shtetit të Katarit, z. Ali bin Hamad Al-Marri”, thuhet në komunikatë.
Kjo ceremony do të mbahet në Sallën e Mediave në IKSHPK në ora 14:30.