Katari mbulon shpenzimet e akomodimit për turistët e bllokuar atje

Prishtinë | 03 Mar 2026 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Kosovës në Doha ka njoftuar të gjithë qytetarët se për shkak të rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit, autoritetet e Shtetit të Katarit kanë vendosur që të mbulohen shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët që janë bllokuar dhe nuk mund të largohen nga vendi.

Këtë njoftim e ka shpërndarë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që thonë se vendimi është në fuqi nga data 28 shkurt dhe i njëjti do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

“Ambasada i rekomandon qytetarëve tanë që të qëndrojnë të qetë, të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka thënë se do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’i mbajë të informuar për çdo informacion shtesë qytetarët.

Të ngjashme