Katari premton mbështetje për Kosovën

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 15:26 | Nga

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani vazhdon takimet me politikanë të nivelit të lartë dhe liderë të organizatave ndërkombëtare, të cilët po marrin pjesë në Samitin Botëror për Inovacione në Shëndetësi –World Innovation Summit for Health, WISH 2016 në Doha, Katar, njofton kumtesa ministrore.

Në kuadër të këtyre takimeve, Rrahmani sot takoi ministren e Shëndetësisë Publike të Katarit, Hanan Al Kuwari.

Në këtë takim u diskutua për sfidat e sistemeve shëndetësore të dy vendeve, për mundësinë e arritjes së një marrëveshje bashkëpunimi që do të i hapte rrugë mbështetjes së Katarit për Kosovën në të gjitha fushat e shëndetësisë e sidomos në ngritjen e kapaciteteve të reja infrastrukturore.

Rrahmani, falënderoj nikoqiren për ftesën dhe mikpritjen për delegacionin e Kosovës, gjatë kohës së pjesëmarrjes në Samitin e WISH-it.

Ministrja Al Kuwari premtoi se do të angazhohet që projektet me rëndësi për të cilat Kosova ka nevojë, do ti përkrah edhe në instanca tjera qeveritare në Katar e sidomos te Fondi për Zhvillim i Katarit, si mbështetës potencial i projekteve të propozuara nga Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme