Numri i madh i tifozëve nga Amerika Latine që ka qenë i pranishëm në botërorin “Rusia 2019”, ka bërë që organizatori i botërorit “Katari 2022”, të rishikojë planin për këtë turne.
Dhjetëra mijëra tifozë janë mbledhur në qendër të Moskës edhe pse ekipet e tyre janë eliminuar. Kështu që, qyteti dukshëm më i vogël i Dohas, do të jetë i stërmbushur për dy javët e para të turneut në muajin nëntor të vitit 2022.
Në rrugët përreth sheshit “”Red Square” të Moskës, tifozët nga Peruja, Meksika dhe Argjentina kanë qenë prezentë pa filluar ende Botërori, duke bërë atmosferë të paharrueshme.
“Çfarë kemi parë se ka ndodhur në Moskë që ka dy stadiume, mund të them se në Doha do të kemi telashe të mëdha. Do të jetë diçka elektrizuese dhe ne tashmë kemi filluar të rishikojmë planin tonë”, ka thënë zyrtari i Katarit, Nasser al Khater, që ka qëndruar në Rusi.