Një stuhi vdekjeprurëse e përshkruar nga zyrtarët si një ngjarje moti që ndodh një herë në shekull, ka ndërprerë lidhjet rrugore dhe hekurudhore rreth Vankuverit, në Kanada.
Një grua humbi jetën nga një rrëshqitje dheu në autostradë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të zhdukurve.
Ekipet e shpëtimit me ndihmën e qenve të trajnuar, po kërkojnë njerëz, e automjetet e të cilëve mund të jenë varrosur nga rrëshqitjet e dheut në provincën kanadeze të British Columbia, në një kohë kur dy kompanitë më të mëdha hekurudhore të vendit raportuan dëme serioze në rrjetet e tyre, raporton oranews.
Stuhia, e cilat filluan të dielën, shkatërroi rrugët në krahinë, bllokoi një tubacion nafte dhe bllokoi 2 autostrada të rëndësishme në zonë.
Autoritetet në Merritt, 200 milje në verilindje të Vankuverit, urdhëruan dje 8,000 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi nivelet e lumenjve u rritën me shpejtësi, por disa u bllokuan në shtëpi, tha një zyrtar.