Princesha Kate Middelton sot ka marrë pjesë në një nga ngjarjet e saj të preferuara të verës: Wimbledon.
Princesha është një adhuruese e madhe e tenisit, e pëlqen ta luajë dhe shkon në çdo finale të Wimbledon që nga viti 2011, kur u martua me princin William. Pas mbylljes së ndeshjes ajo do t’i dorëzojë trofeun fituesit.
Ajo ishte e shoqëruar nga vajza e saj, princeshë Charlotte dhe motra Pippa Middleton. Kjo është hera e dytë që Kate shfaqet në publik ndërkohë që po trajtohet nga kanceri.
Kensington Palace njoftoi dje se Princesha e Uellsit do të shfaqet në finalen e cila zhvillohet nga ora 15:00 dhe do të dorëzojë trofeun e fituesit.
Në finale po luajnë Novak Gjokoviç (37) dhe spanjolli 21-vjeçar Carlos Alcaraz, i cili e mundi tenistin serb në finalen e Wimbledonit vitin e kaluar.