Pas martesës së tyre madhështore të mbajtur në vitin 2011, të gjithë u shprehën se Kate dhe William po vonoheshin shumë për të bërë fëmijën e tyre të parë.
Por tashmë duket se çifti po e zgjeron familjen me hapa goxha të shpejtë, pasi mësohet se Kate Middleton është sërish shtatzënë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësit e Pallatit Kensington, që në deklaratë u shprehën: ‘Mbretëresha është e ngazëllyer!’
Ky do të jetë fëmija i tretë për Kate dhe William, pas djalit George dhe vajzës Charlotte.
Por duket se edhe kjo shtatzëni nuk do të jetë aspak e lehtë për dukeshën, ashtu si dy të parat, pasi thuhet se ajo vuan shumë nga të përzierat në mëngjes. Gjithashtu bëhet me dije se ajo ka anuluar disa aktivitete të rëndësishme për shkak të këtij problemi.