Dukesha Kate, duhet të kalojë në karantinë për disa ditë pas kontaktit me një person i cili rezultoi pozitiv për koronavirusin.
Dukesha Kate Middleton, duhet të qëndrojë në karantinë për disa ditë, kjo pas kontaktit me një person i cili rezultoi pozitiv në koronavirus.
Kjo nënkupton që rregullat e izolimit zbatohen gjithashtu edhe për mbretërit britanikë, njofton Klan Kosova.
Gruaja e Princ William, nuk kishte simptoma, njoftoi Pallati Kensington të hënën në Londër.
Megjithatë thuhet se Kate u bindet të gjitha rregulloreve të qeverisë dhe izolohet në shtëpi.