Nuk është hera e parë që Kate Middleton shfaqet në publik me veshje të përsëritur. Mjafton të kujtoni se për dasmën e princit Harry dhe Meghan Markle u shfaq me një fustan Alexander McQueen, të cilin e kishte veshur edhe më parë.
Kjo është një praktikë njerëzve të famshëm për të theksuar ndikimin në mjedis që kanë garderobat e tyre.
Mirëpo një pallto që nga viti 2008 është (khëm) diçka jo fort e zakontë, shkruan Anabel.
Kate Middleton ka të njëjtën pallto që prej 2008-s
Në një event në Irlandë, Kate mbante veshur këtë pallto të bardhë pudër nga marka britanike Reiss. Të njëjtën pallto, Kate e ka që nga koha kur nuk ishte fare e martuar me princin William.