Princesha Kate Middleton mund të shohë dritën në fund të tunelit, pas diagnostikimit me kancer.
Një mik i familjes ka dhënë detaje të reja mbi gjendjen shëndetësore të Princeshës së Uellsit.
“Ka qenë një lehtësim i madh që ajo po toleron mjekimin dhe në fakt po bën shumë më mirë“, tha burimi.
Burimi shtoi se beteja me kancerin e Middleton ka qenë “një kohë shumë sfiduese dhe shqetësuese” për familjen mbretërore, por familja dhe burri i saj, Princi William e kanë mbështetur atë në këto ditë të vështira që po kalon.
42 vjeçarja në mars njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer dhe se po i nënshtrohej kimioterapisë.
Ajo nuk bëri të ditur se çfarë lloj kanceri ka, por ndau në mesazhin e saj video se sëmundja ishte ende në “fazat e hershme”.
Dalja e fundit zyrtare publike e Middleton ishte në dhjetor 2023 për një shërbim në kishë për Krishtlindje.
Pallati Kensington njoftoi muajin pasardhës se ajo i ishte nënshtruar një “operacioni të planifikuar abdominal” dhe do të shtrohej në spital për dy javë.