Kate Upton është muza e re e Yamamay, e cila dëshironte t’i kushtonte një koleksion bukurisë natyrore.
Kjo linjë e të brendshmëve është e dizajnuar posaçërisht për femra me fizik të bukur, por jo domosdoshmërisht me forma të theksuara.
Por përveçse imazh i kësaj firme të rëndësishme, duket se modelja bukuroshe ka edhe një lajm të mirë për fansat e saj.
Mediat kanë shkruar se modelja, e cila në 4 nëntor 2017 u martua me kampionin e bejsbollit Justin Verlander me një ceremoni të mahnitshme në Montalcino, Toscana, është në pritje të ëmbël, me fëmijën e saj të parë.
Nga ana e modeles nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me këtë lajm, ndërkohë që në rrjetin social Instagram Kate Upton ka shprehur entuziazmin e saj në lidhje me bashkëpunimin me Yamamay.