Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë sot mban për herë të parë meshën e së dielës së rrëshajave, që nga mbyllja e saj për shkak të mos përhapjes së pandemisë Covid-19, njofton Klan Kosova.
Besimtarët katolikë janë të pranishëm në këtë meshë duke respektuar masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, duke mbajtur maska dhe duke respektuar distancën.
Gjithashtu, në hyrje të katedrales është i vendosur tuneli dezinfektues nëpërmjet të cilit kalojnë besimtarët. Ndërsa në bankat e katedrales janë të shënuara e me shenja se ku mund të ulen deri në katër persona për të respektuar distancën e nevojshme sipas udhëzimeve të IKSHPK-së dhe udhëzimeve të Dioqezës së Katedrales “Shën Nënë Tereza”.