Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë është duke u mbajtur mesha e Ditës së Krishtlindjes, ku kremtues është Don Fatmir Koliqi.
Ai, para besimtarëve të krishterë, ka thënë se sot është një festë e gëzueshme për ata.
“Është një moment që duhet të falënderojmë Zotin që është bërë pjesë e jona”, ka thënë Koliqi.
Po ashtu, edhe në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren, do të kremtohet mesha e Ditës së Krishtlindjes. Besimtarëve katolikë aty do t’u drejtohet edhe Imzot Dodë Gjergji.