Katër anëtarë të Fenerbahçes preken nga Coronavirusi

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Klubi i madh turk, Fenerbahçe, ka njoftuar se një basketbollist i tij dhe tre pjesëtarë të stafit kanë rezultat pozitiv në testet për Coronavirus.

Fenerbahçe ka njoftuar të premten se të prekurit me koronavirus, pos njërit, janë të izoluar në shtëpitë e tyre. Klubi ka njoftuar se të gjithë 12 lojtarët dhe stafi janë testuar, ndërsa pozitiv kanë dalë një lojtar, një anëtar i shtabit teknik dhe dy anëtarë të stafit tjetër.

Turqia vetëm javën e kaluar pezulloj sportin. Ishte prej vendeve të fundit që ka pezulluar aktivitetet sportive. Vendimi u mor vetëm pas rritjes së presionit ndërkombëtar e po ashtu nga klubet, lojtarët dhe trajnerët në Turqi.

Të ngjashme