Katër astronautë janë kthyer në shtëpi nga një qëndrim gjashtë mujor në “Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës”, duke bërë një ulje të shpejtë në bordin e kapsulës së tyre SpaceX Crew Dragon në brigjet e Floridës.
Ekuipazhi e kaloi ditën në bordin e mjetit “Crew Dragon” teksa manovronte nëpër orbitën e Tokës dhe drejt vendit të uljes së synuar në brigjet e Jacksonville, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv
Kapsula e Crew Dragon po udhëtonte më shumë se 17,000 milje në orë dhe brenda kabinës së anijes kozmike, pasagjerët mbroheshin nga një mburojë nxehtësie dhe temperatura duhet të kishte qëndruar nën 37.8 gradë Celsius.
Ndërsa kapsula më pas vendosi grupe parashutash për të ngadalësuar më tej zbritjen e saj. Ekuipazhet e shpëtimit ishin të përgatitur për të tërhequr anijen kozmike nga oqeani dhe mbi një varkë speciale, të quajtur “Foleja e Dragoit”, ku do të bëhen kontrollet përfundimtare të sigurisë përpara se ekuipazhi të zbarkojë.
Përpara se astronautët të largoheshin nga stacioni hapësinor, NASA tha se kishte monitoruar ndikimin e uraganit Idalia, i cili zbardhi të mërkurën në mëngjes në bregun e Gjirit të Floridës.
Gjatë qëndrimit të tyre në hapësirë, astronautët e Crew-6 ishin planifikuar të mbikëqyrnin më shumë se 200 projekte shkencore dhe teknologjike.