Katër gratë shtatzëna rezultojnë negative me Coronavirus

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Katër gratë shtatzëna të cilat janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë rezultuar negative në Coronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Jakup Ismajli.

“Mund t’ju konfirmoj se katër pacientet shtatzëna kanë rezultuar negative në testet që janë kryer sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, ka deklaruar Ismajli.

Kujtojmë se katër shtatzënat dyshoheshin se ishin të prekura nga Coronavirusi pasi kishin shfaqur simptoma.

Njëra prej tyre dje ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme