Ju asnjëherë nuk mund ta dini saktë se çfarë intervistuesi do t’ju pyes. Gjithashtu nuk e dini se sa gjatë do t’ju marrë ta kryeni këtë proces.
Megjithatë, një gjë është e sigurt se ju në intervistë do të duhet ta prezantoni veten, e pse të mos përgatiteni paraprakisht?
Përpiquni të keni një fjalim të ngjeshur
Prezantimi juaj le të jetë gjallërues dhe i ngjeshur. Mos e zgjatni më shumë se 10 minuta, pasi që nuk është nevoja t’ia tregoni të gjithë historinë e jetës intervistuesve. Mbani mend që intervistuesit nuk kanë kohë të shpenzojnë nga një orë me secilin kandidat.
Fokusoheni vetëm në informacione relevante
Intervistuesi kërkon vetëm informacione relevante që ia dëshmojnë atij se jeni personi adekuat për kompaninë. Prandaj, mos i jepni informacione që nuk kanë të bëjnë asgjë me kompaninë.
Mos bëni shaka
Asnjëherë mos tregoni një barsoletë para intervistuesve. Ai apo ajo nuk do të jetë i interesuar ta dëgjoj atë dhe do të mendoj se është vetëm humbje kohe. Veç kësaj, do të dëshmoni se nuk jeni person serioz për kompaninë.
Buzëqeshni
Vetëm sepse jeni në një intervistë kjo nuk do të thotë se nuk mund të buzëqeshni. Pavarësisht që është biznes serioz, ju duhet të buzëqeshni kur e kërkon situata, pasi që kjo do t’ju liroj nga tensioni dhe do t’ju bëj të ndjeheni më mirë.