Në Kosovë aktualisht janë katër mijë e 541 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 183 raste të reja.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy qytetarë. Në anën tjetër janë shëruar 713 të tjerë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217 mijë e 507 qytetarë.
Janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës.
Deri më sot 813 mijë e 99 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 95 mijë e 935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.