Katër ndeshje interesante zhvillohen sonte në Euro 2024

Prishtinë | 26 Qer 2024 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Katër super ndeshje zhvillohen sonte në Euro 2024 nga Grupi E dhe F, ku edhe mbyllet faza e grupit.

Nga ora 18:00 zhvillohen ndeshjet e Grupit E, me Sllovakinë që synon kualifikim në ndeshjen ndaj Rumanisë. Në fakt këto dy shtetet mund të luajnë 90 minuta me rezultat të barabartë nëse dëshirojnë të kualifikohen të dyja.

Në anën tjetër, Belgjika dhe Ukraina do jetë një ndeshje interesante pasi që kush siguron tri pikët shkon tutje.

Nga ora 21:00, zhvillohen dy ndeshje tjera dhe të fundit për fazën e grupeve në Euro 2024.

Republika e Çekisë do të luaj ndaj Turqisë dhe vetëm fitorja mund ta kualifikojë në fazën tjetër.

Kurse, Portugalia tashmë e ka siguruar dhe ndaj Gjeorgjisë luan vetëm për prestigj – kjo e fundit synon t’i befasoj portugezët dhe të kualifikohet në raundin e 1/16.

Të ngjashme