Katër pacientë në gjendje kritike në Klinikën Infektive

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Ashtu si është njoftuar nga Klinika Infektive sot në orët e hershme të mëngjesit është shënuar edhe një viktimë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Bëhet fjalë për një 52-vjeçar nga Rahoveci, i cili ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 19.

Ai kishte arritur me një gjendje të rënduar dhe kishte probleme me frymëmarrje.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ja dolën.

I ndjeri kishte edhe sëmundje të tjera.

Numri i përgjithshëm në Kosovë ka shkuar në 36.

Ka një fluks dhe mbingarkesë të pacientëve në këtë klinikë, ashtu siç nuk ka qenë edhe më herët gjatë pandemisë.

Aktualisht në Kliniken Infektive janë të hospitalizuar 94 pacientë.

Të konfirmuar me Covid janë 83.

11 aktualisht po i presin rezultatet.

Shumë prej tyre janë duke marrë trajtim me oksigjeno terapi.

Katër prej tyre janë në mjekim intensive në gjendje kritike.

Klinika Infektive ka 120 shtretër.

Edhe disa nga Klinikat e tjera kanë filluar të lirojnë hapësirat për personat që hospitalizohen si pasojë e infektimit me koronavirus.

Të ngjashme