Pas samitit historik në Singapor, presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe ai verikorean, Kim Jong-un, nënshkruan sot një Deklaratë, që përmban katër pikë:
SHBA dhe Koreja Veriore janë të përkushtuara për vendosjen e marrëdhënieve të reja midis dy vendeve në përputhje me dëshirat e popujve të të dy shteteve për paqe e prosperitet;
SHBA dhe Koreja Veriore do të punojnë së bashku për ndërtimin e regjimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm të paqes në siujdhesën e Koresë;
Në përputhje me Deklaratën e Panmunjomit, të nënshkruar më 24 prill, Korejwa Veriore obligohet që të punojë për denuklearizimin e plotë të siujdhesës së Koresë;
SHBA dhe Koreja Veriore obligohen të riatdhesojnë të gjithë robërit e luftës dhe ata që janë zhdukur në luftimet, që përfshin edhe kthimin në vendet e veta të atyre tashmë të identifikuar.