Katër policë sulmohen në Mitrovicën e Jugut, arrestohen të dyshuarit

Prishtinë | 14 Maj 2023 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar, pasi kanë sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit, policët fillimisht i janë përgjigjur thirrjes në një rast të mosmarrëveshjes.

Më pas, dy burra duke i përfillur urdhrat e tyre, i kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht ata.

Policia bëri të ditur se njëri nga zyrtarët ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:50, në rrugën “Eqrem Qabej”.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Të ngjashme