Katër persona te Renova dhe dy te Shkëndija janë diagnostikuar me koronavirus, është njoftuar nga Sindikata e Futbollistëve të Maqedonisë së Veriut.
“Pas testimit të skuadrave nga Tetova janë diagnostikuar 6 raste pozitive me CoVid-19, 4 nga Renova dhe 2 nga Shkëndija. Emrat e futbollistëve janë dërguar në klubet përkatëse, të cilat anuluan stërvitjet e së dielës, ndërsa të prekurit pritet të vihen në karantinë dhe të tjerët në vetë izolim “, është njoftuar nga sindikata.
Kampionati në Maqedoni të Veriut po pritet të rifillojë muajin e ardhshëm.