Janë raportuar katër raste të dhunës familjare në 24 orët e fundit në Kosovë. Dy raste janë raportuar në Prishtinë, një në Prizren dhe një në Zveçan.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, është shkruar në raportin e policisë, për një rast në Prishtinë që ndodhi pasditen e të dielës.