Katër raste të dhunës në familje janë raportuar të martën në Kosovë.
Policia njofton se njëri rast ka ndodhur në Pejë, ku është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
“Pejë 02.05.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Rasti tjetër ka ndodhur në Gjilan, ku është arrestuar një i dyshuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Gjilan 02.05.2023 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima posedon raport mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
Ndërsa, në Prizren janë arrestuar dy vëllezër pasi si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore, janë përleshur fizikisht mes veti.
“Prizren 02.05.2023 – 00:40. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezër), pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore janë përleshur fizikisht në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.
E në Leposaviq, janë arrestuar dy vëllezër pasi në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht nënën e tyre.
“Leposaviq 02.05.2023 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi të njëjtit në gjendje të dehur kishin sulmuar fizikisht nënën e tyre. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.