Katër raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në zonat e banuara me shumicë serbe, ndërsa janë shëruar 30 persona.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media nga epidemiologu Aleksandar Antonijeviq.
Që nga fillimi i pandemisë, janë testuar 4,467 persona, nga të cilët 954 persona janë konfirmuar se kanë virusin e koronës.
Aktualisht ka 345 raste aktive.
Deri më tani, janë shëruar 572 persona – 283 në veri të Mitrovicës, 175 në Leposaviq, 153 në Zveçan dhe 107 në Zubin Potok.
36 njerëz të prekur me koronavirus kanë vdekur në zonat e banuara me shumicë serbe, raporton Radio Kontakt Plus.