Disa raste të vjedhjeve janë raportuar se kanë ndodhur të mërkurën në Çagllavicë, në lagjen “Qershia”.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë tha për Klankosova.tv tha se kanë ndodhur katër raste të vjedhjeve në këtë lagje.
Ahmeti tha se lidhur me rastet akoma nuk ka të arrestuar.
“Me datën 29.12.2021, janë raportuar katër raste të vjedhjeve në lagjen e apostrofuar nga ana juaj. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastet. Deri tani nuk ka ndonjë person të arrestuar”.