Në pikën kufitare në Han të Elezit, policia dje e kishte ndaluar një kamion të cilin ishte duke e drejtuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, të fshehur në kamion ishin katër shtetas të huaj.
Në raportin e policisë thuhet se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, teksa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, teksa shtetasit e huaj janë dërguar në qendrën për të huaj për procedura të mëtejshme.