Katër sindikata të punëtorëve teknik do të hyjnë në grevë nga data 8 nëntor, raporton Ekonomia Online. Në mbledhjen e mbajtur Sindikata e pavarur e sektorit privat të Kosovës, (SPSPK) morri vendim që të hyhet në grevë, kjo për shkak të pos plotësimit të kërkesave, për rritjen e pagave.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se në pas vendimit të të gjitha sindikatave, në grevë do të hyjnë punëtorët teknik të Komunës së Prishtinës, ata të QKMF-së në kryeqytet, punëtorët teknik të UP dhe ata të Qendrës së Studentëve.
Ai ka sqaruar se kanë biseduar me kryetarin e Prishtinës Rama, dhe ministren e Arsimit Arbëria Nagavci, po që nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Të gjithë jemi të pajtimit, që mbase 10 dite me hynë ne greva. Data 8 e muajit nëntor do të fillojnë protesta dhe greva, nëse dëshiron dikush t’i këtë shërbimet tona, duhet të bëjë pagat më të mira”.
“Sot kam thirrur katër përfaqësues të katër shoqatave sindikale të punëtoreve teknik, të komunës së Prishtinës, të qendrës studentore të universitetit të Prishtinës të qendrës mjekësisë familjare dhe realisht jemi që të fillojmë të bëjmë ndryshime, unë njoftojë përfaqësuesit e shoqatave sindikale”.
“…në javën e kaluar kryetarit të Komunës Përparim Ramës, dhe ministres Nagavci, i kam njoftuar lidhur më problemet e punëtorëve deri me tash nuk kemi ndonjë intervenim prej tyre ose te ulemi te bisedojmë prandaj unë i kamë thirre sindikatat e pavarura se si të veprojmë tutje”.
Arsim Gjinofci, përfaqësues i punëtorëve teknik të universitetin e Prishtinës, tha se do ta bojkotojnë punën nëse nuk u realizohen kërkesat.
“Nuk do ta presim as janari do ta bojkotojmë punën, kemi shume presion prej punëtoreve me bo greva, po presim mos po bohet mire, këtu kemi vetëm ose te rriten pagat, ose të mërgojmë, më së shumti një javë do të hymë në grevë ose protesta”.
Kumrije Shabani, përfaqësues i punëtorëve nga Qendra e Mjekësisë Familjare, se me pagat që marrin nuk janë të kënaqur.
“Jemi të mllefosur me pagat që marrim, do të bëjmë protesta, nuk jemi të kënaqur”.
Edhe Emrije Gashi, përfaqësuese e punëtorëve të Komunës së Prishtinës, tha se paga që marrin janë shumë të ulëta, raporton EO.
“Kemi rroga të ulëta, jam me kolegët çka do që merret vendim do ta zbatojmë”.
Adile Rexhepi, nga Qendra e Studentëve, tha se janë pro hyrjes në grevë, për shkak të pagave.
“Ne nuk jemi të kënaqur me paga, me një pagë të socialit jemi duke jetuar, do të bashkëngjitemi edhe na si të gjithë të tjerët”.