Katër persona janë arrestuar, në Suharekë e Graçanicë për dhunë në familje.
Sipas njoftimit të Policisë, Në Suharekë janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Graçanicë është arrestuar një person pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.