Katër persona janë arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti një gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht të bijën tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në fshatin Drogolevc të Istogut është arrestuar i dyshuari mashkull pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari është dërguar ne mbajtje.
Ndërkaq në fshatin Qabiq të Klinës janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj- vëllezër , pasi qe te njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht ne mes vete. Të dyshuarit pas pranimit te tretmanit mjekësor me vendim te prokurorit janë dërguar ne mbajtje.