Katër të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Policia ka sekuestruar tri armë dhe municion pas dyshimeve se gjatë një ahengu familjar në fshatin Lladrovc të Malishevës janë përdorur armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, rasti ka ndodhur dje, ndërsa sot është kontrolluar vendbanimi i personave të dyshuar.

Në oborrin ku ishte mbajtur ahengu janë gjetur katër gëzhoja, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit të automjeteve të parkuara pranë vendit të ahengut, policia ka gjetur një AK-47 me karikator, një armë të gjatë gjysmëautomatike dhe një pistoletë me gaz me karikator e katër fishekë.

“Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona meshkuj të moshës madhore, nën dyshimin se të njëjtit kanë përdorur armët e sekuestruara. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm”, ndërsa rasti do të trajtohet më tej në procedurë të rregullt”, thotë PK.

Të ngjashme