Një aksident ka ndodhur sot në orët e mesditës në fshatin Penuhë të Komunës së Podujevës.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.
“Rreth orës 12:38 minuta kemi pranuar informatën se ka ndodhur aksident në fshatin Penuhë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në rast kanë qenë të përfshira dy vetura”