Katër persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Këtë e konfirmoi për klankosova, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete”.
“Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka shkruar Ahmeti.