Zjarri që ka kapluar lagjen “Pajtimi”në Shtime la të lënduar katër persona.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili thotë se viktima kanë lëndime të lehta.
Ai shton se zjarri i cili ka shpërthyer në afërsi të shtëpive të banimit, paraqet rrezik për banorët.