Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes tri veturave në Podujevë.
Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri veturave me drejtues meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe një femër.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt, raporton Policia e Kosovës.