Sipas Policisë, të dyshuarit me inicialet D.R., 21 vjeç, E.S., 23 vjeç, R.B., 24 vjeç, dhe F.Sh., 21 vjeç, përdorën sprej për ta ndaluar viktimën dhe me forcë i morën një çantë me para, transmeton Klankosova.tv.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale dhe vendimit të Prokurorit të Shtetit, katër të rinjtë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.