Katër të vdekur e 178 raste të reja me Coronavirus në Maqedoni të Veriut

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar katër të vdekur si pasojë e COVID-19. Dy të vdekur janë nga Shkupi, një nga Kumanova e një nga Shtipi.

Po ashtu janë regjistruar 178 të infektuar të rinj nga testimi i 1368 mostrave. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 71 persona.

total në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 16.735 të infektuar me koronavirus, ndërsa 693 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 13.863, ndërsa janë 2179 raste aktive.

Mal të Zi në 24 orët e fundit janë shënuar 226 të infektuar me koronavirus, nga 673 mostra të testuara. Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Nikshiq 52, ndërsa në Ulçin janë regjistruar katër raste të reja. Po ashtu janë regjistruar dy të vdekur në 24 orët e fundit, një në Rozhajë e një në Plavë. Në total janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë 136 të vdekur si pasojë e COVID-19.

Të ngjashme