Katër persona kanë vdekur dhe 30 raste të reja të infektimit me Coronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë duke çuar numrin e të shëruarve në 118.041 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, gjashtë janë në terapi intensive dhe katër janë të intubuar.