Mëngjesin e sotëm katër persona me COVID-19 dyshohet se kanë vdekur, raporton Ekonomia Online.
Në mesin e tyre bëhet fjalë edhe për një 70 vjeçar, familjarët e të cilit thonë se ai ka vdekur nga pakujdesia e mjekëve.
Vajza e të ndjerit ka treguar se dyshon që oksigjeni, të cilin e ka marrë babai i saj nuk ka qenë në rregull, derisa ka thënë se mjekët nuk janë kujdesur për të.
Para pak çastesh janë nxjerrë trupat e viktimave nga Infektiva.
Policia mëngjesin e sotëm ka rrethuar Infektivën.
EO ka provuar të konfirmojë këtë rast nga Policia, porse ende nuk ka marrë përgjigje.
Aktualisht deri më tani janë të konfirmuar 66 viktima nga COVID-19 në Kosovë.