Katër zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës arrestohen për licencimin e autoshkollave

Prishtinë | 12 Qer 2025 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Në aksionin që po zhvillohet të enjten në Ministrinë e Infrastrukturës, janë arrestuar katër zyrtarë të kësaj ministrie.

Burime të “Betimit për Drejtësi“ bëjnë të ditur se të arrestuarit janë S.M., F.S., V.K. dhe E.G. Ata po dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Mësohet se arrestimi i tyre ndërlidhet me çështjen e licencimit të autoshkollave.

Të ngjashme