Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë edhe sot kanë filluar të mblidhen te Komuna e Prishtinës për të kërkuar pagën e tyre e cila u bë shkak edhe që të ndërprejnë qarkullimin e autobusëve tash e tre ditë, raporton Ekonomia Online.
Autobusët edhe sot sikurse një ditë më parë, do të vendosen para objektit të Komunës dhe përreth Qeverisë.
Përfaqësuesit e punëtorëve po kërkojnë nga komuna që të bëhet zgjidhja, ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës thotë se krejt këtë bllokadë e ka shkaktuar Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, që sipas tij nuk po i alokon mjetet për kryeqytetin.
Por është Murati ai që po i kundërpërgjigjet se buxheti për Prishtinës nuk u votua nga vetë LDK dhe kryetari i saj Lumir Abdixhiku.


