Katy Perry akuzohet për “poshtërim seksual”

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Një akuzë e rëndë për ngacmime seksuale mund të prishte dasmën e Katy Perry me Orlando Bloom-in e saj. Josh Kloss, model dhe balerin, protagonist i videos së këngëtares në hitin e saj të suksesshëm “Teenage Dream”, të vitit 2010, është shfryrë në rrjetet sociale me pretekstin se është “poshtëruar seksualisht” nga Katy Perry.

“Më detyroi t’u tregoja të gjithëve organin tim seksual….Më trajtoi si një prostitutë dhe më ekspozonte përballë miqve të saj… “.

Akuza e Kloss ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur 9 vite më parë, pikërisht në përfundim të regjistrimeve të videos së Perry-t, në të cilën ai ishte protagonist.

“Dola me Katy-n disa herë pas ndarjes së saj nga Russel. Një herë solla me vete një shok që vdiste nga dëshira për ta takuar. Ishte festa e datëlindjes së Johny Wujek. E kur e pashë, u përqafuam, unë isha i çmendur pas saj…Por, teksa u ktheva për t’i prezantuar mikun tim, ajo më uli pantallonat dhe të mbathurat për t’i treguar organin tim të gjithëve. Imagjinoni se çfarë sikleti i tmerrshëm ishte për mua!”

Kloss, i cili e përkufizon sjelljen e Perryt si një abuzim të mirëfilltë seksual, nuk ka folur kurrë për këtë publikisht, siç shpjegon në një postim të dytë, për të mbrojtur imazhin e Katy edhe pse do kishte dashur ta bënte shpesh herë.

“Mendja jote bllokohet në tentativën për të bërë punën dhe në të njëjtën kohë të mbrosh imazhin ose të jesh i ndershëm dhe të ndihmosh diskutimin global mbi pushtetin dhe abuzimin”, shkruan modeli, duke shtuar se si Perri ishte “e ftohtë si akulli” kur kishte njerëz të tjerë bashkë me tad he “këndshme dhe e sjellshme” kur ishin vetëm.

“E dija që duhet të duroja, për time bijë që ishte ende një fëmijë, duhet të vazhdoja të punoja… “.

Në fund Kloss shton se një faktor tjetër që e bllokonte për të publikuar ngjarjen, ishte edhe paragjykimi i pranuar nga të gjithë se vetëm fuqia mashkullore është perverse: “Edhe bota femërore mund të jetë perverse, në mënyrë të pështirë…”.

Nuk kërkon as para dhe as famë, siguron modeli, por për të tanimë ka ardhur momenti për të thënë të vërtetën.

Të ngjashme