Ylli i hitit “Dark Horse”, Katy Perry, e cila para gjashtë javëve e mirëpriti në jetë vajzën, Daisy, me të fejuarin e saj Orlando Bloom, tashmë është rikthyer në punë në emisionin “America’s Got Talent”.
Duke e shfrytëzuar rrjetin social Instagram, këngëtarja i ndau disa fotografi nga dita e parë e punës, të shoqëruara me mbishkrimin: “Nëna e re është kthyer në punë në shoun @americanidol”.
Tutje, Perry ka treguar se partneri i saj, Bloom, po e bënë një punë të mrekullueshme duke u kujdesur për vajzën e tyre Daisyn derisa ajo është në punë, transmeton Koha.
Këngëtarja 35-vjeçare duke folur për orarin e saj të ngjeshur të punës tha: “Këto ditët e para të punës do të jenë pak më të vështira për të qëndruar larg vajzës sime të vogël. Por Orlando është duke e bërë një punë të mrekullueshme si baba, dhe po kujdeset mjaft mirë për Daisyn. Gjithçka është në rregull”.
Ylli i hitit “Never Worn White” po ashtu e pranoi se rikthimi në punë e ka bërë të ndihet shumë mirë, dhe e konsideron këtë një mundësi të mrekullueshme. Tutje, Perry tha se tani që është bërë nënë, jeta e saj duket e kompletuar.
“Jam shumë falënderuese për këtë mundësi dhe punën time, si dhe më vjen mirë që kam rastin të vazhdojë t’i inspirojë njerëzit e tjerë që t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Dua të them, jeta ime duket e mbushur dhe tërësisht e kompletuar”.
Ndërkaq, në një intervistë të fundit aktori i njohur hollywoodian, Orlando Bloom, kishte treguar se Daisy është një foshnje e urtë dhe deri më tani ka qenë e lehtë të përkujdeset për të. Ylli i filmave “Pirates of the Caribbean” e ka edhe një djalë 9-vjeçar, Flynn, me ish-bashkëshorten Miranda Kerr.