Katy Perry tregon detaje nga propozimi romantik që i ka bërë Orlando Bloom

| 03 Qer 2019 | 10:38 | Nga

Katy Perry ka treguar detaje të reja për propozimin për martesë që i kishte bërë Orlando Bloom në ditën e Shën Valentinit.

Detajet janë sa romantike, aq edhe shumë të vërteta.

“Ishte Shën Valentini dhe unë duhet të punoja atë ditë. Ne e kishim lënë të takoheshim për darkë në një restorant italian ku unë doja thjesht të haja shumë pasta. Kur unë arrita e pashë atë [Orlando Bloom] që ishte veshur shumë bukur, madje nuk kishte veshur as atlete”.

“Thashë me vete ‘po ndodh diçka’. Ne e bëmë porosinë derisa unë po mendoja ‘kush është ky person?’”, i ka treguar 34 vjeçarja Roman Kemp në emisionin e tij në radio “Capital Breakfast me Roman Kemp”.

Perry ishte shumë e buzëqeshur derisa po tregonte më shumë detaje për këtë ditë të veçantë në jetën e saj.

“Ne hypëm në një helikopter dhe ai më kërkoi që të martohesha me të. Më pas, helikopteri ateroi në një ndërtesë derisa kur zbritëm shkallët familja dhe miqtë e mi ishin të gjithë aty …aty kishte aq shumë lule sa nuk kisha parë kurrë në jetën time”.

“Është sikur ato befasitë që Kanye i bën për Kim dhe ti thjesht mbetesh pa fjalë. Unë thashë ‘o Zot’. Megjithatë ishte e mrekullueshme. Ai është i mrekullueshëm. Unë e dua atë jashtëzakonisht shumë”.

Fansat e kanë kuptuar për fejesën e çiftit në muajin shkurt kur këngëtarja kishte postuar një fotografi të saj dhe Bloom në Instagram ku shihej edhe unaza me gur diamanti.

https://www.instagram.com/p/Bt5gRBDHNZl/?utm_source=ig_embed

Të ngjashme